Spanja ka rritur nivelin e kërcënimit nga terrorizmi.

Niveli i kërcënimit është rritur nga katër në pesë që klasifikohet si shumë i madh.

Shtetet e tjera evropiane kanë paralajmëruar të gjithë shtetasit e tyre respektivë që do të vizitojnë vendin që të jenë posaçërisht të kujdesshëm.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka vënë në funksion përmbi 40 mijë forca të rendit në të gjitha pikat kryesore turistike.

Ata do të qëndrojnë në pikat më të popullarizuara duke përfshirë plazhet, hotelet, restaurantet dhe stacionet deri në fund të sezonit veror.

Ka pasur paralajmërime të shumta nga agjencionet e inteligjencës për sulme terroriste në Spanjë andaj edhe vendi është vënë nën gatishmëri.