Alarm, Uolles: Al kaeda planifikon sulme në aeroporte

Rrjeti militant, Al-Kaeda, po planifikon të ndërmarrë sulme terroriste ndaj disa pikave aeroportuale dhe aeroplanëve për udhëtarë në vitin 2019, kështu u shpreh Ministri britanik për Sigurinë, Ben Uolles. Uolles duke cituar shërbimet informative britanike, tha të hënën se grupi terrorist ka arritur të zhvillojë metoda të reja për të futur kontrabandë në aeroporte lëndë shpërthyese që mund të përdoren për bomba artizanale të cilat aktivizohen gjatë fluturimit.

Marketing

Al-Kaida është përtërirë dhe tani po riorganizohet në mënyra të reja. Aviacioni mbetet një rrezik real dhe sulmet me avionë përceptohen si një lloj trofeu lavdie. Në vitin 2019 duhet të tregohemi vigjilentë ndaj Al-Kaidës.

Al-Kaida mendohet se ka ngritur një rrjet prej 40 mijë luftëtarësh xhihadistë në të gjithë botën, ndërsa sipas një zyrtari të Kremlinit, fitimet mujore të grupit llogariten nga 26 deri në 53 milionë dollarë.