Alban Skënderaj me dedikim: Je dhimbja dhe forca ime!

Këngëtari Alban Skenderja dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur, Miriam Cani janë ndër çiftet më të dashura për publikun.

Marketing

Ata të dy janë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Amla e për të cilën vazhdimisht bëjnë dedikime të veçanta.
Një të tillë së fundi e ka bërë Albani i cili në mes rreshtash ka përshkruar kuptimin dhe rëndësinë që vogëlushja e tyre tri vjeçe e ka për ta.

“Ajo është dielli dhe shiu imë, ajo është kënaqësia dhe dhimbja ime, ajo është dobësia dhe forca ime, është ajo e cila më bënë të dëshirojë të jeto përsëri” ka shkruar Albani përkrah imazhit ku shihet së bashku me vajzën e tij.
Ndryshe, Albani dhe Miriam janë aktiv edhe me projekte të ndryshme muzikore.