Albëria, gati për biznesin e saj më të ri!

Në çështje ditësh, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj do të nisë sipërmarrjen e saj më të re.

Marketing

Në një kohë kur kujdesi ndaj dukjes e veshjes është më i lartë se çdo herë tjetër, Hadërgjonaj ka ‘nuhatur’ se një linjë fustanesh me emrin e saj është opsion i duhur.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja e njohur ka bërë të ditur se shumë shpejt vjen ‘Albëri Couture’.

Nuset e reja do mund të vishen me kreacionet që mbajnë emrin e këngëtares teksa për të qenë më pranë secilës vajzë të interesuar, linja do e ketë edhe mundësinë e dërgesave me postë.

Shumë suksese për Albërien!

Marketing