Përfaqësuesja zvicerane ka publikuar listën e lojtarëve për dy sfidat e shtatorit që ata do t’i luajnë në Ligën e Kombeve, duke e përfshirë edhe sulmuesin me origjinë nga Kosova, Albian Ajeti.

21-vjeçari do të bëhet lojtari i katërt shqiptar që mbron ngjyrat e zviceranëve, duke iu bashkuar Shaqirit, Xhakas dhe Mehmedit.

Ajeti kishte ftesë edhe nga kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja kosovare, por ai vendosi të përfaqësojë Zvicrën.