Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar presidentin Hashim Thaçi që sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve.
“Presidenti Hashim Thaçi duhet të na thërras për ta caktuar datën e zgjedhjeve – kaq”, ka thënë Kurti para medive, njofton Klan Kosova.

“Kosova, sot, nuk ka qeveri dhe Kosova duhet të bëhet me qeveri të re – për këtë duhet të flasin qytetarët. Kosova ka nevojë për shpresë, për zgjedhje dhe për qeveri të ri”.
“Edhe letra e dorëheqjes së Ramush Haradinajt ishte një fillim i fushtës”.

Kurti madje tha se e kanë paralajmëruar Haradinajan se “sa më afër gjarprit, aq më i rrezikuar je”.
“Po të mos kalonte Demarkacioni i gabueshëm, do të binte gjarpri”, ka thënë Kurti, duke iu referuar kështu presidentit Hashim Thaçi.

evn