Albin Kurti takoi Zoran Zaevin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kurti përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se në takim është biseduar për situatën politike në të dy vendet si dhe për mundësitë për bashkëpunim.

Marketing

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”. ka shkruar mes Kurti.

Marketing