Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Albin Kurtit nuk do t’i lejohet kandidimi për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Kështu bëjnë me dije burime të sigurta të lajmi.net brenda KGJK-së dhe KQZ-së.

Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Marketing

Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Bazuar në të gjeturat e KGJK-së, përveç Kurtit janë edhe 46 kandidatë të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi pritet të zyrtarizohet më së largu deri më 22 janar.