Albin Kurtit i ndryshon ‘matematika’, i duhen tre deputetë për formimin e qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje në bazë të rezultateve përfundimtare ka marrë 49.96% të votave, apo 58 deputetë.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti shprehej i bindur që do të arrijë të ketë 60 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Marketing

Si rrjedhojë ai llogariste në votat e deputetit të komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqi, si dhe deputetes së komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi.

“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e do të renë”, deklaroi Kurti ditë më parë.

Me rezultatet aktuale, për formimin e qeverisë, do t’i duhet mbështetje edhe nga një deputetë tjetër minimalisht.

Marketing