Albina befasoi jurinë e X-Factor 2019 në Danimarkë (VIDEO)

Mbrëmë, në natën e parë të fillimit të sezonit të ri të X-factor 2019 në Danimarkë, performoi edhe shqiptarja Albina.

Marketing

Ajo performoi me kitarë dhe këndoi këngën e Katy Perrys ‘The One That Got Away’. Albina me performancën e saj shkriu jurinë me zërin e saj magjik, buzëqeshjen magjepse dhe me sytë e saj Disney- siç e përshkruan anëtarët e jurisë së X-factor Danimarkë. Albina konkuron në X-Factor me emrin artistik ALBI.

Albina nuk i kishte treguar familjes se ka konkuruar në X-factor 2019 dhe performanca e saj do të jetë një surprizë e këndshme për familjen. Albina është me prejardhje nga Kosova dhe ka një gjen të trashiguar muzikanti nga nëna e saj e cila ka qenë këngëtare dhe anëtare e një bandi në Kosovë.

Albina me tre PO- të forta nga gjithë anëtarët e jurisë vazhdon garën në X-factor 2019 në Danimarkë dhe sipas jurisë është një kandidate pretendente për vendin e parë.

Nga: Bardhyl Islami

Marketing