Albina Kelmendi dhe Labinot Tahiri publikojnë duetin “Hallakamë”

Albina dhe Labi sapo kanë publikuar duetin e shumëpritur.

Albina Kelmendi dhe Labinot Tahiri kanë lansuar bashkëpunimin e tyre me titull “Hallakamë”.

Kënga është me tekst të Petrit Sefajt, e orkestroi Duo Bass, e përcolli me kitarë Astrit Stafia, kurse videoklipin e punoi Publico Group.

Marketing

Përmes një postimi në Instagram, Labi tha se edhe pas kësaj kënge do të vijnë shumë projekte të tjera, ndërsa nuk la pa e përmend virusin.

“Urime na qoft Albina
Urime publik i dashur!

Kush na e shpërndan, vetëm se na bëni nderë dhe do jemi mirënjohês ndaj jush!

Pas kësaj kënge do të jemi me hite të tjera dhe klipe të bukura!
💐💐💐
Posht Virusi e Kovidi, dhe ata që ua shkatrruan jetën me pak atë ekonomi që kishit!
Rrnoftë dashuria e njerëzve ndaj njeri tjetrit.

Zoti ju bekoftë.✊🏻
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, janë fjalët e këngëtarit.

https://www.instagram.com/p/CFhgLiqhhzs/?utm_source=ig_embed