Alderweireld rinovon kontratën: Nuk kam menduar kurrë largimin, Mourinho pati influencë

Mbrojtësi belg, Alderweireld, duket se nuk planifikon më largimin e tij nga Londra Veriore, pasi ai ka rinovuar kontratën me Tottenham.

Marketing

Me Jose Mourinho në krye të stolit të Spurs, duket se situata ka ndryshuar brenda kampit të Spurs, duke bërë që edhe lojtarët të rimendojnë qëndrimet e tyre.

Alderweireld ka bërë të ditur se Mourinho luan rrol në qëndrimin e tij për të ardhmen, por se ai nuk kishte menduar ndonjëherë për largimin.

“E kuptoj se pikëpyetjet ishin, por unë kurrë nuk kam menduar të largohem” ka thënë Alderweireld.
“Nuk më pëlqen të flas për veten time, por gjëja e vetme që mund të them është se secilën lojë unë jap maksimumin në fushë. Çdo gjë. Mendoj se kjo është aryseja pse unë dhe tifozët kemi lidhje të mirë” ka shtuar belgu.

“Sigurisht se Mourinho ka influencë, por në nj vendim si ky, ka shumë gjëra që konsiderohen”
tha ndër të tjerash mbrojtësi i skuadrës së Tottenham.

Alderweireld do të jetë pjesë e Tottenham deri në vitin 2023.