Aleanca dhe Alternativa bllokojnë ndihmat ekonomike për qytetarët

Maqedonia e Veriut po përjeton dy kriza njëkohësisht si në gjithë vendet tjera që kanë të bëjnë me pandeminë por edhe atë ekonomike që ndërlidhen me njëra-tjetrën.

Marketing

Derisa Qeveria përmes disa pakove tenton të zbusë këtë krizë ,është opozita ajo e cila përmes bllokimit të Kuvendit për shkak të ligjit për nënshetësi po bllokon Pakon e pestë ekonomike shumë të rëndësishme.

Qytetarët po e presin një ndihmë të rradhës por pa zhbllokimin e Parlamentit kjo është e pamundur.

Opozita shqiptare në mungesë të alternativave të duhura, ato merren me bllokime me atë të dorëzimit të amandmaneve të cilat nuk kanë logjikë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke folur për këtë çështje tha se opozita duke mos patur alternativa të duhura opozita, qoftë ajo maqedonase apo shqiptare në Kuvend, ofertë konkrete të cilën ato mund ta paraqesin para qytetarëve, njëkohësisht edhe para sipermarrësve, ato merren me bllokime, me atë të dorëzimit të amandmaneve të cilat nuk kanë logjikë.

Me siguri që ato e kanë agjenden e tyre , por do të ishte mirë të mos I bllokojnë ligjet që janë në interes të qytetarëve, të punonjësve në sektorin privat por njëkohësisht edhe të kompanive, marrë parasysh që edhe vitin e kaluar ne e përfunduam vitin me një rënje ekonomike me 4,5%, e cila ishte identike me projeksionet e Qeverisë dhe të gjithë të dhënat edhe për muajin Janar dhe Shkurt, tregojnë se janë rritur edhe të hyrat në kuadër të buxhetit por edhe aktiviteti ekonomik është në bazë të parashikimeve edhe buxhetit të cilin e kemi miratuar u shpreh Bekteshi.

Në kohë krize partitë opozitare duhet të gjejnë një kompromis me pushtetin që së bashku të miratojnë ligjet të cilët janë në interes të qytetarëve por ato prioritet kanë nënshtetësinë përpara ndihmës ekonomike që do të zbusë sadopak krizën e qytetarëve në këtë kohë pandemie.

Marketing