Aleanca e Agjencive Mesdhetare të Lajmeve mbështet AA-në, punonjësit e të cilës u plagosën në sulmet izraelite

Aleanca e Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN) ka dhënë mbështetje ndaj thirrjes së bërë nga kryetari i Bordit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency, Serdar Karagöz lidhur me vendosjen e punonjësve të AA-së në objektiv në sulmet e Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në letrën e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i AMAN, Fakhreddine Beldi shprehet keqardhje që gazetarët përballen edhe njëherë me dhunën derisa ushtrojnë profesionin e tyre në kuadër të të “drejtës për informim” të miratuar në nenin 19 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

“Aleanca e Agjencive Mesdhetare të Lajmeve e cila është e shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që kryejnë detyrën e tyre, mbështet Anadolu Agency, gazetarët e të cilës janë plagosur rëndë në ngjarjet e shënuara kohët e fundit në Kuds”, thuhet në letër.

Marketing

Në sulmet e forcave izraelite janë vendosur në objektiv edhe gazetarët. Në sulme janë plagosur seriozisht 6 prej gazetarëve të AA-së, ku Turgut Alp Boyraz, redaktori i lajmeve në Lindjen e Mesme i AA-së u plagos në këmbë me dy plumba gome gjatë bastisjes së kryer nga policia në Xhaminë Al-Aksa.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë nga ajri dhe toka që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetë 197 persona, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra ndërsa janë plagosur 1.235 të tjerë. Po ashtu si pasojë janë shembur plotësisht ose janë bërë të papërdorshme dhjetëra ndërtesa.



. .