Aleanca për Shqiptarët lëshon mbledhjen e trupit për pajtim

Syrija Rashidi braktisi mbledhjen e koordinimit për formimin e Komisionit për pajtim nacional të thirrur nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Marketing

Deputeti i Aleancës për shqiptarët tha se bëhet fjalë për politika ditore, në periudhën kur priten ndryshimet kushtetuese, andaj ka dalë nga salla.

“Fitova përshtypjen se bëhet fjalë për politikë ditore, dhe në derë të vogël po tentojnë të fusin amnesti për 27 prillin. Ne jemi për pajtim në bazë të qëllimeve strategjike të shtetit, për integrim në NATO dhe BE.

Tash jemi në procedurë për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe nëpërmjet tyre e shohim kuptimin e vërtet për pajtim” –deklaroi Rashidi.