Aleksov. Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe nuk ka probleme

Asociacioni civil MOST, votimin e sotëm për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit e ndjek me mbi 1.500 vëzhgues.
Kryetari i MOST-it, Darko Aleksov, theksoi se janë formuar ekipet statistikore dhe mobile të cilët do ta ndjekin procesin zgjedhor.

Marketing

Theksoi se, sipas informacioneve të MOST-it, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe pa probleme.
Theksoi se në njërin prej vendvotimeve në fshatin Pribilci është vërejtur në grafit me përmbajtje fyese, që ishte vizatuar natën e kaluar.

Njëherit, Aleksov theksoi se në vendvotimin në fshatin Riç është ndërprerë votimi në kohëzgjatje prej rreth 50 minutave, për shkak të ndërprerjes së punës së UV-llambave.

“Sistemi ynë është përbërë nga dosa nivele të kontrollit, gjatë tërë ditës do të dalim me informacione të kontrolluara dhe të konfirmuara”, theksoi kryetari i MOST-it.