Aleksovski përjashtohet nga Agjencia për Zbulim, nuk plotëson kriteret e NATO-s

Ish këshilltari i presidentit Gjorge Ivanov për çështje sigurie, Sinisha Aleksovski, është përjashtuar nga puna në Agjencinë për Zbulim, raporton 360 Gradë.

Marketing

Edhe presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e fundit njoftoi se nga Agjencia janë larguar dy inspektorë, kurse burimet kanë thënë se njëri prej tyre është Sinisha Aleksovski, një kohë i njohur si njeriu më i fuqishëm i policive sekrete në Maqedoni, bashkë me ish deejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov.

Ndryshe Pendarovski ka njoftuar se përjashtimi vjen pasi dy inspektorët nuk kanë fituar Certifikatë sigurie, sepse me anetaresimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, kriteret për këtë certifikatë janë ashpërsuar dukshëm.

Pendarovski është shprehur i kënaqur nga puna e drejtorit aktual të Agjencisë për Zbulim, Erold Musliu, duke rikujtuar se ai është emëruar drejtor pikërisht në bazë të mendimit pozitiv që ka marë nga vende të NATO-s që janë partnerë strategjikë të Maqedonisë./Gazeta Lajm

Marketing