Alexis Sanchez lojtar i Interit

Alexis Sanchez është zyrtarisht lojtar i Interit, kjo u bë e ditur nga vetë skuadra italiane.

Marketing

Kiliani është bashkuar me Nerazzurët nga Manchester United në një marrëveshje huazimi që do të zgjasë deri më 30 qershor 2020.

Alexis Sanchez është Kiliani i pestë në historinë e Interit, me Ivan Zamorano, David Pizarro, Luis Jimenez dhe Gary Medel që vijnë para tij.

Ai do të ketë mundësinë të lidhet me Samir Handanovic dhe Kwadwo Asamoah të dy ish-shokët e skuadrës në Udineze, si dhe me Romelu Lukaku, me të cilin luante në Manchester United.