Ali Ahmeti: 10 mandate shqiptare u pushkatuan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti para anëtarëve të strukturave të degës së BDI- Çair foli për sfidat nëpër të cilat ka kaluar partia dhe e cila nuk u mposht asnjëherë. Sipas Ahmetit edhe pse BDI u gjuajt me lloj lloj shpifje ajo nuk humbi por u humbën 10 mandate shqiptare.

Marketing

“Të gjithë ne kemi qenë tabelë qitëse. Të gjithë na kanë gjuajt me lloj-lloj shpifje, lajme të rrejshme, gjithçka e keqe që ndodhte e adresonin në BDI. Të bashkuar lloj-lloj strukturash, qofshin shqiptare, joshqiptare, antishqiptar me qëllim të vetëm me gjunjëzu, degradu BDI-në. Por ne ishim përpara skuadrës së pushkatimit, plumbat nuk na kapën, por 10 mandate shqiptare u pushkatuan, shqiptarët kanë -10 mandate” , ka deklaruar Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti, trajnim dega Çair

Ali Ahmeti: "Të gjithë ne kemi qenë tabelë qitëse. Të gjithë na kanë gjuajt me lloj-lloj shpifje, lajme të rrejshme, gjithçka e keqe që ndodhte e adresonin në BDI. Të bashkuar lloj-lloj strukturash, qofshin shqiptare, joshqiptare, antishqiptar me qëllim të vetëm me gjunjëzu, degradu BDI-në. Por ne ishim përpara skuadrës së pushkatimit, plumbat nuk na kapën, por 10 mandate shqiptare u pushkatuan, shqiptarët kanë -10 mandate"

Publiée par Aktuale sur Dimanche 26 janvier 2020