Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka shënuar kryengritjen e Krushevës të 2 gushtit 1903 me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Kryengritja e 2 gushtit dhe Republika e Krushevës, të cilën po e shënojmë sot, duhet të studiohet shumë më tepër nga historianët dhe të zbardhet karakteri i plotë i saj, në germë dhe në frymë.

Ndarja e barabartë e përgjegjësive kryengritëse dhe më pastaj edhe e atyre qeverisëse 117 vite më parë duhet të shërben si model i largimit të ngarkesave dhe primesave në perendim e sipër hegjemoniste mbi
përpjekjet e përbashkëta për liri dhe për jetë më të mirë në vendin e përbashkët.

Manifesti i Krushevës i vitit 1903 është përcaktim unifikues për shtet të përbashkët po aq sa është edhe Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001.

Paragjykimet e imponuara ekzistojnë edhe sot dhe është detyrim për ne që të punojmë në drejtim të largimit të tyre duke e prezentuar dhe pranuar të vërtetën e pashtrembëruar për të gjitha proceset aktuale dhe
historike të vendit tonë të përbashkët multietnik dhe multikulturor.“ shkruan Ahmeti në Facebook

Artikulli paraprakPolicia zbulon 10 migrantë në një makinë në rrugën Sllupçan-Vaksincë
Artikulli tjetërSpasovski: Më 2 gusht është vendosur themeli më i fuqishëm i shtetësisë së vendit tonë