Ali Ahmeti: 80 për qind e shqiptarëve tani presin një kryeministër të tyrin

Në lidhje direkte nga Tetova për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur për suksesin në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku kjo forcë mori 39 ulëse në parlament si edhe për mundësinë për të pasur për herë të parë një kryeministër shqiptar në MV.

Marketing

‘Unë e prisja rezultatin. Janë 36 mandate këto që i takojnë shqiptarëve”>shqiptarëve. Mos harroni kemi pasur vetëm 29 mandate dhe kjo është një arritje e madhe.

Kemi investuar 18 vite dhe kemi dëshmuar në këtë drejtim. Ndërkohë që njerëzit kanë vlerësuar punën e bërë.

Në emisionin tënd e kam thënë që do të kemi një fitore absolute.

Kam komunikuar me pjesën dërrmuese të partive shqiptare dhe i kam uruar ato, si edhe ato mua.

Kërkesat tona janë të ligjshme dhe të arsyeshme. 80 përqind e shqiptarëve”>shqiptarëve e presin një kryeministër shqiptar

Pavarësisht luftës që na shpallën ku kemi qenë përballë 7 subjekteve politike, ne ia arritëm të fitonim’.

Marketing