Ali Ahmeti: Agjenda e gjelbër do ta mbaj vulën e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e kohës, si forcë e obliguar nga qytetarët që të sjell barazi nëpërmjet të zbatimit të plotë të Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e 19 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq.

Marketing

“Një vajze e re, Greta Tunberg, përshkoi botën me alarmin për ndryshimet klimatike e politikën ambientaliste dhe të gjithë ia hapën derën. Erdhi koha që edhe ne ta hapim derën hapë krah dhe të përqafojmë këto politika për një të ardhme të gjelbër, të sigurt, të zhvilluar dhe të shëndosh. Këtë e kërkoni ju, rinia. Rinia zëshëm kërkon kushte jete si bashkëmoshatarët e vet në perëndim, vende pune, ambient jete modern me ajër të pastër, ujëra të pastër, male dhe fusha të gjelbërta, rrugë e hekurudhë moderne, energji të gjelbër, shkolla, çerdhe dhe spitale me efikasitet energjetik, të sigurta dhe bashkëkohore”, deklaroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë ka legalizuar arsimin sipëror në gjuhën shqipe, ka bërë decentralizimin, ka siguruar përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, gjuhën shqipe të barabartë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, integrimin në NATO, marrjen e dritës së gjelbër për anëtarësim në Bashkimin Europian, bashkë me shumë prioritete tjera të qytetarëve tanë.

Marketing