Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në Tetovë ish Sekretarin e Përgjithshëm për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian si dhe ish ambasador i BE në Maqedoni, z. Alen Le Rua bashkë me Ambasadorin e Francës në Shkup, z. Kristian Timonier.

Z. Ahmeti theksoi që Parisi, Londra, Berlini, Roma, Brukseli, Vashingtoni dhe i gjithë komuniteti euroamerikan është rreshtuar në përkrahje të përmbylljes së suksesshme të rrugëtimit tonë euroatlantik.

Z. Le Rua është mik i Maqedonisë dhe i rajonit andaj dhe rikthehet pas më shumë se një dekade për të na ftuar të bëhemi pjesë e NATOsë dhe e BEsë duke kaluar me sukses sfidën e referendumit dhe të ndryshimeve kushtetuese.

Z. Ahmeti u shpreh i bindur që të gjithë, të ri e të moshuar, burra e gra, do të përkrahin me votë vendimin historik të 30 shtatorit.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka ndëmarrë të gjitha përgaditjet për sukses dhe festë më 30 shtator pasi që po realizojmë dy hapat e fundit të maratonës tonë tre deladëshe për anëtarësim në NATO dhe BE.

Z. Ahmeti dhe z. Le Rua diskutuan edhe për gjendjen në rajon në vigjilje të dialogut përfundimtar, stabilizues dhe normalizues midis Prishtinës dhe Beogradit.