Ali Ahmeti: E ardhmja është në duart tona. Koha është tani

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij gjatë nisjes së fushatës për referendumin theksoi se, vota “Për” Maqedonisë i siguron të ardhme Evropiane.

Më poshtë fjalimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Të nderuar pjesëmarrës, i nderuari kryeministër, ministra, deputet, kryetar të partive politike, përfaësues të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave, të dashur qytetar.

Të gjithë ne që duam dhe angazhohemi për një Maqedoni të barabartë dhe të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian sot jemi bashkë.

Nesër do të bëhemi edhe më shumë pasi që do të na bashkangjiten edhe shumë të tjerë sepse edhe anketa e fundit e botuar dje nga IRI dëshmon vullnetin absolut të qytetarëve të vendit tonë për t’iu bashkangjitur strukturave euroatlantike.

Qytetarët dhe forcat progresive në vend tashmë janë të bindur që integrimi në NATO dhe në BE sjell paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, barazi dhe marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, mirëqenie shoqërore dhe zhvillim ekonomik.

Me këtë rast, unë ftoj edhe opozitën që ti bashkangjitet suksesit të përbashkët sepse nga rreshtimi i vendit tonë në Bruksel përfiton shteti dhe qytetarët, përfiton edhe opozita.

Gjithashtu ftoj edhe të gjithë ata që akoma hamenden dhe i kalkulojnë pozitat e tyre për nevoja të politikave ditore që ta tejkalojnë vetën dhe të rreshtohen me forcat progresive në vend.

Vendi ynë, ne si politikan, shoqëria jonë gjendet para momenteve vendimtare kur nevojitet guxim dhe vendosmëri. Ne, të gjithë të bashkuar ju ftojmë të votojmë për Evropë, për NATO.

Referendumi i 30 shtatorit është referendum për ta integruar Maqedoninë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

është referendum për një shoqëri më demokratike, me sundim të plotë të rendit dhe ligjit si dhe me luftë të pakompromistë ndaj korrupcionit dhe krimit të organizuar.

Në vazhdimësi qytetarët tanë kanë kërkuar nga ne integrim në NATO dhe në BE si një nga prioritetet më të larta për ta. Në vazhdimësi ne jemi angazhuar për ta realizuar këtë kërkesë të rreth 90% të qytetarëve.

Ja, pikërisht sot, jemi para rrumbullakësimit të përpjekjeve tona dydekadëshe për integrim të plotë të vendit aty ku e kemi vendin si plotësim dhe realizim i synimeve të gjeneratave të tëra ndër vite.

Prandaj, më 30 shtator ka vetëm dy opcione, për Maqedoninë evropiane ose kundër.

Vota për, është votë për Maqedoninë euroatlantike.

Unë jam i bindur që shumica dërmuese e qytetarëve, të gjithë liderët politik, shoqëria civile, bota akademike dhe mediat janë për Evropë, janë për NATO.

Koha për lidership është tani. Koha për guxim dhe vizion politik është tani.

Nuk ka vend për kalkulime as për hezitime, të gjithë bashkë, pozitë e opozitë, të rinjë e të moshuar, gra e burra, të gjithë pa përjashtim duhet t’i bashkangjitemi karvanit fitimtar për një shtet të integruar plotësisht dhe me të drejta të barabarta në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

E ardhmja e përbashkët dhe e ndritur është në duart tona. Me rrethim të opcionit “për” më 30 shtator vulosim të ardhmën tonë, të fëmijve tanë dhe të gjeneratave pas nesh.

evn