Qytetarët më shumë kanë besim te kryeministri Zoran Zaev. Pas tij radhiten politikanët tjerë, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe të tjerët. Kështu flasin të dhënat nga sondazhi i fundit të realizuar nga Instituti për Kërkime Politike për emisionin “Detektor”.

Sipas sondazhit, 14.5% e të anketuarve i besojnë kryeministrit Zaev, 12.1% Mickoskit, 4.4% e të anketuarve i besojnë liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe 3% Zijadin Selës. Më pas renditet Nikolla Gruevski me 2.1% , Gashi me 0.7%, Bilall Kasami me 0.6% dhe Menduh Thaçi me 0,1%.

Sa i përket institucioneve, notë më të ulët për besim ka PSP-ja. Nota mesatare që ka marr ky institucion nga qytetarët është 1.68 ndërsa 57 për qind e të anketuarve i kanë dhënë notë të dobët.

Me notë 2 janë vlerësuar gjyqësori dhe prokuroria publike. Parlamenti nga ana tjetër u vlerësua me notë 2.25, Qeveria me notë 2.33 dhe opozita 2.4. Presidenca dhe mediat janë vlerësuar me notën 3.

Anketa u realizua nga 14-17 shtator ndërsa janë anketuar 1109 qytetarë.

evn