Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përshëndetur nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

“Mirëpres firmosjen e sotme të marrëveshjes së shumëpritur që po realizon ëndrrën tonë për një Maqedoni të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ne kemi punuar shumë gjatë dhe me shumë përkushtim për të ardhë deri te kjo ditë kur do të rreshtohemi në anën e duhur të historisë.

Urime të gjithëve dhe ju siguroj që kjo ishte vendimi i duhur për të ardhmën e përbashkët dhe për më të mirën e mundshme për të gjithë qytetarët.” u shpreh lideri i BDI-së Ahmeti.