Ali Ahmeti: Fadil Vokri, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës

Për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka reaguar edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me anë të një statusi në “Facebook”.

Marketing

“E parakohshme fishkëllima e fundit, por fitorja yte është e siguruar dhe e vulosur që moti.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruan Ahmeti në “Facebook”.

Fadil Vokrri u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sulmi në zemër.

Marketing