Ali Ahmeti: Fyerjet e Zavit ndaj shqiptarëve janë të pafalshme

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjatë një interviste për emisionin Pressing ka thënë se fyerjet e kreut të LSDM-së Zoran Zaev, se “Shqiptarët blihen për pesë pare” janë të pafalshme.

Marketing

Ahmeti tha se deklaratat e Zaev se kinse ai e paska fy BDI-në dhe jo shqiptarët bëhen për të manipuluar qytetarët por janë të pabesushme dhe nuk qëndrojnë.

Ahmeti tha se qytetarët dhe shqiptarët janë të revoltuar me Zoran Zaevin dhe qëndrimet e tija kundër shqiptarëve të cilët e votuan në zgjedhjet e 2016-tës.

Deklarimet e Ahnmetit për Zaevin lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit të BDI-së me VMRO-DPMNE-në e Hristjan Mickoskit me të mund të bëj shumicë së bashku me mandatin e partisë “E majta” e cila në zgjedhjet e fundit morri dy deputet.

Megjithatë, Ahmeti tha se në fund do të shohin se cili nga koalicionet e bllokut maqedonas do të jetë më të hapur për të pranuar kushtet e BDI-së, e me të do të bëjnë marrëveshje për formimin e qeverisë.

Marketing