Ali Ahmeti: Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!

Të nderuar besimtarë,

Marketing

Kam nderin e veçantë që në këtë ditë feste, t’ju drejtohem me uratat më të sinqerta për gjithë secilin nga ju dhe për familjet e juaja.

Festa e Pashkëve na kujton ngadhënjimin e së mirës mbi të keqen, ditës mbi errësirën, jetës mbi vdekjen, e në thelb mban ringjalljen e shpresës dhe besimit.

Kjo simbolikë e kësaj dite, sot dhe çdo ditë, paraqet qëllimin dhe detyrimin tonë ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë.

Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!