Ali Ahmeti: Gëzuar festën e Fitër Bajramit

Të nderuar besimtarë,

Marketing

më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë neve pranë Bashkimit
Demokratik për Integrim të ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit me
uratat më të sinqerta për agjerim dhe lutje të pranuara, shëndet, fat,
mbarësi e lumturi në familjet e juaja.

Festa e Fitër Bajramit që vjen pas muajit të shenjtë të agjërimit është
festë e bëmirësisë, e shtruarjes së dorës, e kujdesit, e bashkimit, e
solidaritetit, e besimit në Zot.

Në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme, të shtojmë kujdesin
dhe lutjet për njëri tjetrin dhe për njerëzimin në përgjithësi për ta
tejkaluar këtë sfidë sa më lehtë e sa më shpejt që ti kthehemi bashkë
normalitetit dhe jetës siç e njohim dhe e duam.

Uroj që këto ditë festive ti kaloni pranë më të dashurve të juaj, ta
duam, respektojmë, kujdesemi dhe ndihmojmë njëri tjetrin më shumë duke
reflektuar mbi të mirën e përbashkët me besimin e shtuar në Zot.

I juaji,
Ali Ahmeti

Marketing