Ali Ahmeti: Gëzuar shqiptar, rroftë kombi dhe flamuri jonë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në Shkup për nderë të 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, para të pranishmëve tha se ky është vit, është 550 vjetori i ndarjes fizike por jo edhe asaj shpirtërore të heroit tonë kombëtarë Skënderbeut, 110 vjetori i kongresit të Manastirit dhe 100 vjetori i mbarimit apo të mos mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

“Gjithmonë pushtuesit janë përpjek që të na shkelin që të na mohojnë historinë, që të na shlyejnë nga kujtesa e përkujtesa jonë heroin tonë kombëtar dhe kjo vazhdoi shekuj me radhë, ky presion, kjo shtypje me qëllim jo edhe të pa zbuluar sepse po të harroheshe dhe të hidhej baltë mbi heroin tone kombëtar sigurisht që shpirti nuk do të ngelej gjallë.

Ishte ky hero që ngriti flamurin kombëtar dhe për 500 e sa vite flamuri ynë u bë simbol i pragut, simbol i familjes dhe po sulmove këtë simbol ke sulmuar pragun e çdo shqiptarit. Jo rastësisht luftë ju shpall gjuhës sonë, për shekuj me radhë e mohuan shkrimi, zgjerimi, shtrirja sepse nëqoftëse një komb që ka një gjuhë të shkruar sigurisht do të arrijë të mbijetojë dhe të ndërtojë,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Në vazhdën e fjalimit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se duhet të përmbyllen shumë procese në vendin tonë, siç është Marrëveshja e Prespës me çka kontribut të veçantë në këtë marrëveshje ka edhe faktori politik shqiptarë.

“Ka të tjera që punojnë që kjo marrëveshje të dështoj, por assesi nuk duhet tu jepet hapësirë dhe nuk duhet të lejuar dhe kjo Marrëveshje të dështoj dhe të zverdhet në arkiva. Me dështimin e kësaj marrëveshje dështon procesi i paqes, procesi i integrimeve në NATO dhe BE por edhe dështon një proces tejet i rëndësishëm për instalimin e paqes dhe stabilitetit në hapësirat e Evropës Jugore dhe në tërësi të Ballkanit ku jo shumë vite na ndajnë nga luftërat dhe gjakderdhje të mëdha,” u shprehë kryetari i BDI-së,” Ahmeti.

Fjalë rasti para të pranishmëve për nderë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë me 28 nëntorit në vitin 1912 mbajti, Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, krye parlamentari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, dhe Skender Asani Drejtor i Instituti për Trashëgimi Kulturore.

Të pranishëm në shënimin e datës së 28 nëntorit, ishin ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka, ambasadori i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, deputetja e Kuvendit të Kosovës Sala Berisha dhe Reis Sulejman Rexhepi.