Ali Ahmeti – Hashim Thaçi: Shqiptarët masovikisht të votojnë pro NATO dhe BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Marketing

Kryetari Ahmeti dhe Presidenti Thaçi kanë bashkëbiseduar rreth referendumit të 30 shtatorit si dhe zhvillimeve në rajon, me theks të veçantë mbi dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Lideri Ahmeti njoftoi Presidentin Thaçi mbi mbarëvajtjen e fushatës për referendum duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes së Prespës.

Kryetari Ahmeti dhe Presidenti Thaçi u dakorduan që shqiptarët dhe në përgjithësi të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të dalin masovikisht dhe të votojnë PRO integrimit në NATO dhe EU.

Bashkëbiseduesit konkluduan që e vetmja e ardhme për vendet e Evropës Juglindore, që siguron paqë të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet, është integrimi euroatlantik.

Ahmeti mbështeti tërësisht përpjekjet intenzive të institucioneve të Kosovës me ndihmesë ndërkombëtare për zgjidhje përfundimtare të dialogut me Beogradin mbi demarkacionin e kufirit.

Koha është për një Evropë Juglindore të integruar tërësisht në NATO dhe BE.