Ali Ahmeti: I trishtuar nga aksidenti tragjik në autostradën Tetovë – Shkup

Pas aksidentit fatal që ndodhi pasditen e sotshme në autostradën Shkup-Tetovë, keqardhje për viktimat dhe aksidentin në fjalë ka shprehur edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Marketing

Ai në rrjetin social Facebook shkruan:
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.
Ndajmë dhimbjen me familjarët, do të jemi pranë tyre si dhe të lënduarve duke vijuar me mobilizimin maksimal të zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve për t’iu dal në ndihmë të gjithëve.”

Kujtojmë se deri më tani zyrtarisht nga autoritetet janë shpallur gjithsej 10 persona që kanë humbur jetën. /Pa Censurë

Marketing