Ali Ahmeti kujton Luan Haredinajn: Liria dhe pavarësia e Kosovës mban vulën tënde

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit sot ka rikujtuar Luan Haredinjan. Ahmeti në proflitin e tij në Facebook shkruan se liria dhe pavarësia e Kosovës mban vulën Luanit, e sotmja është gjurmë e tij.

Marketing

“Asnjë thinjë në flokun tënd, asnjë rrudhë në fytyrën tënde Luan, edhe sot në kujtesën time je po ai, i ri, i gjithi vrull e dashuri për atdhe, i etshëm për liri, i përcaktuar për pavarësi, i vendosur për t’i bë ballë çdo sfide.
Liria dhe pavarësia e Kosovës mban vulën tënde Luan, e sotmja është gjurmë e ytja Luan.

E ne që të njohëm, ne që të dinim, ne që ishim pranë teje, në këto përvjetore të kujtojmë me mall, sa shumë që i mungon Kosovës dhe gjithë neve. Përjetësi Luan, pusho i qetë” ka shkruar Ahmeti.