Ali Ahmeti kundër kandidimit të Zaevit për president

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm në klubin e deputetëve, u shpreh kundër idesë që Zoran Zaev të jetë kandidat për president.

Marketing

Një kundërshtim të tillë Ahmeti e ka bërë në mënyrë indirekte.

I pyetur nëse BDI do ta përkrahte Zoran Zaevin për president, Ahmeti tha se nuk do të ishte mirë që lideri i një partie politike, në këtë rast i LSDM-së, të jetë kandidat për president.

Edhe Zaev ka përjashtuar mundësinë që të kandidohet për president shteti. “Mbetem në pushtetin ekzekutiv, ky është qëndrimi im”, ka theksuar Zaev.

Marketing