Ali Ahmeti: Lavdi e përjetshme atdhetarit Qazim Zekaj

“Me dhembje mësova lajmin se u nda nga jeta Qazim Zekaj, mesuesi atdhetar, veprimtari e luftëtari kombëtar, ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, plaku simbol i maleve liridashëse të rreshtave të parë të uniformuar të ushtarëve vullnetarë të popullit shqiptar të Kosovës kundër Serbisë pushtuese!

Marketing

Gjurmët e mëdha të angazhimit të Tij në edukimin e gjeneratave të reja të popullit shqiptar, i cili rënkonte i roberuar nën peshën e rëndë serbe, janë e do të mbeten të shkruara me nderim e respekt nga historia!

Rreshtimi me kohë dhe pa ekuivoke në llogoret e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zona të ndryshme dhe në atë të Grykes se Llapushnikut, plagët e marra në luftën për çlrimin e Atdheut, e bëjnë edhe më hyjnorë e të pavdekshëm tani kur po ndahet përgjithmonë nga ne!

Në këto momente të rënda të dhembjes e krenarisë, në emrin tim, të familjes time e të gjithë popullit shqiptar në Maqedoni, shpreh ngushllimet më të thella e të sinqerta shokut, bashkëveprimtarit e bashkëluftëtarit tim Xhevat Zekaj dhe të gjithë djemëve e vajzave, nipave dhe mbesave, shokëve dhe bashkëluftëtarëve të të pavdekshmit Qazim Zekaj!

Lavdi e perjetshme atdhetarit Qazim Zekaj!” – shprehet Ahmeti