Ali Ahmeti: Lavdi të përjetshme Iljaz Kodrës dhe të gjithë të rënëve për liri

Sot në Drenas nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u bë përurimi i shtatores së heroit Ilaz Kodra.

Marketing

Të ftuar në këtë ceremoni ishin mysafir të ndryshëm nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Në mesin e nikoqirëve Ramiz Lladrovcit, Bekim Jasharit e Kadri Veselit ishte edhe Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ahmeti gjatë fjalimit të tij vlerësoi lartë figurën heroike të luftëtarit të lirisë, bashkëluftëtarit të Femi Lladrovcit e Adem Jasharit, Iljaz Kodra.

“Iljazi, Fehmiu, Xheva.. .u ngritën, u frymëzuan u edukuan me përpjekjen për liri duke u frymëzuar nga Azem Bejta, Shote Galica, Hasan Prishtina e duke lexuar fshehurazi histori.
Brezat e rinjë duhet ta ruajnë freskinë e këtyre burrave e grave që dhanë shumë për Kosovën, prandaj derdhen në bronz në sheshet kryesore , sepse kështu nderohen të gjithë ata që mbijetuan luftërat dhe tani përpiqen me shumë mundim për të ndërtuar paqën në këto kohra kaq të vështira, andaj rruga nëpër të cilën Kosova u çlirua nuk ishte e shtruar me dafina e me lule, por liria erdhi me gjakun e freskët të tyre burrave të tyre patriotëve, që sot me krenari ne po i nderojmë.

Lavdi e përjetshmë Iljazit dhe të gjithë të rënëve për liri” – deklaroi para të pranishmëve Ali Ahmeti.
Ahmeti ishte i shoqëruar nga Deputeti Grubi, Ministri Arbër Ademi dhe Kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Marketing