Ali Ahmeti me 2 shtator dëshmon për prokurorët e Gjykatës Speciale

Ali Ahmeti në shtator dëshmon për Gjykatën Speciale.

Marketing

Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, siç mëson TV21 pritet që për 10 ditë të jap dëshminë e tij para prokurorëve ndërkombëtar të Gjykatës Speciale, për krimet e luftës në Kosovë.

Burime nga kabineti i Ahmetit, shpjegojnë për TV21 se kryetari I BDI-së pritet të shkoj në Prishtinë për të dëshmuar për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – UÇK.

Siç mëson TV21, më 2 shtator është paraparë që Ali Ahmeti të shkoj në Prishtinë për të dëshmuar, dhe se prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar që të jetë dy ditë në dispozicion të tyre për të dëshmuar.

Deri më 2 shtator pritet edhe të kompletohet qeveria e re.