Ali Ahmeti më 2001, i mundi maqedonasit ushtarakisht, më 2020, me kryeministrin shqiptar do t’i mund edhe politikisht

Sulejman Mehazi

Marketing

Derisa e fshehim të vërtetën nuk do kemi dobi, fshehja e së vërtetës e ka kuptimin e josinqeritetit tonë kombëtar, politik, ekonomik e kulturor, ky josinqeritet na bënë që të vuajmë e të jemi të pakënaqur e të pikëlluar në çdo sferë të jetës sonë. E vërteta e së vërtetës është se më 2001 Ali Ahmeti i mundi maqedonasit ushtarakisht, me pushkë e me forcë, kurse dal nga dalë, tani, pas tëtëmbëdhjetë vjetësh do i mund edhe politikisht me anë të kryeministrit shqiptar.

Asnjëherë nuk e kemi përkrahur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, po pas zgjedhjeve të 15 korrikut na ështe qartësuar, e kuptuar rrugëtimi i tij politik. Ne mendo se nuk di, kurse ai me fitoret e njëpasnjëshme është duke bërë kërdi. Hajde do themi se kanë vjedhur votat, po nëse BDI-ja ka vjedhur atëherë pse partitë opozitare shqiptare s’dolën me argumente për të dëshmuar vjedhjen para KSHZ. Sot edhe fëmijët e vegjël me anë të celularëve inçizojnë e fotografojnë çdo gjë, e ku simpatizantët, aktivistët, komisionerët dhe vëzhguesit e partive opozitare s’kanë mundur të inçizojnë asnjë vjedhje të votave nga BDI-ja. Prandaj të kota janë sintagmat e “vjedhjes” së BDI-së pa farë argumente e dëshmie.

Shumë mirë na kujtohen zgjedhjet parlamentare të 2008 kur KSHZ-ja me argumente e dëshmi anuloi e shpalli në shume zona shqiptare zgjedhjet parlamentare të pavlefshme duke u përsëritur, ku e tërë zona gjashtë u shpall si zonë e vjedhjeve të votave. Ne mund të folim pa argumente çfarë të na vie në gojë, ama Ali Ahmeti ëndrrën e pamundshme të kryeministrit shqiptar është duke e bërë realitet e zhgjëndërr të vërtetë. Duhet ditur se kryeministri shqiptar i Ali Ahmetit është sfidë e madhe për maqedonasit, është mposhtje politike e partive maqedonase LSDM e VMRO, është dorëzim politik i maqedonasve para shqiptareve të RMV-së

Shtojcë:
Ju të BDI-së mos kujtoni se ju lavdërojmë, kurrë, vetëm që e tregojmë të vertetën edhe pse keni shumë të pavërteta, për të pavërtetat tuaja mos mendoni se do rrimë të nemosur, por do ju kritikojmë, njësoj si ju lavdërojmë.

Marketing