Ali Ahmeti : Me 30 shtator votojmë për NATO dhe BE

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator ka qëndruar në para banorëve të vendbanimeve të Shuto Orizare, Butel dhe Cucer Sandev ku para banorëve të kësaj komune u është sqaruar rëndësia e këtij referendumi që njëherit është historik për Maqedoninë për tu anëtarësuar në NATO.

Marketing

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, banorëve prezentë të banorëve të vendbanimeve të Shuto Orizares, Butelit, dhe Cucer Sandevës u bëri me dije se 30 shtator nuk është një votim i thjeshtë por me 30 shtator votohet ardhmëria e këtij vendi, pra me 30 shtator votohet se a do të kemi shtet stabil me zhvillim dhe përparim.

“Ne na ngelet për detyrë që të mobilizohemi të gjithë dhe suksesi të mos mungojë. Ne kërkojmë NATO, ne kërkojmë Bashkimin Evropian. Të kishim ngelë në duart të Rusisë ne do të ishim përtej Adriatikut.

Prandaj vëllezër e motra ne as nuk do ishim në tokat tona, andaj dhe duam anëtarësim në aleancën politiko ushtarake të jemi anëtarë të denjë dhe të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian se ashtu e zhvillojmë ekonominë ashtu do e parandalojmë edhe shpërnguljen e njerëzve që kanë shkuar për një jetë më të mirë dhe kështu krijojmë kushte ti kthejmë.

Të mos hezitojmë se të mirat do vinë, nga ne pritet vullnet i fortë dhe i mirë të punojmë pasi vitin e ardhshëm do të anëtarësohemi në NATO dhe ju sigurojë se ne do të jemi në këtë aleancë. Me 30 shtator votohet për Maqedoninë, për të ardhmen e këtij vendi,” u shprehë kryetari i BDI-së.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të vendbanimeve të Shuto Orizares, Butelit dhe Cucer Sandev ka qenë prezent së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhitin, deputetin Artan Grubin dhe Ejup Alimin.

Marketing