ALI AHMETI: Në muajt e parë të vitit 2021 pritet të mbyllet çështja me Bullgarinë (VIDEO)

Sa i takon çështjes me Bullgarinë, kjo është një temë e rëndësishme, në thelb është edhe emocionale, si duket pala bullgare me të parë Marrëveshjen e arritur me Greqinë, një marrëveshje shumë e avancuar, shumë e detajuar, si duket e panë që kjo marrëveshje është më e avancuar nga ajo që u bë me palën bullgare për fqinjësi të mirë dhe këtu tani gjërat ndryshuan, pak nga pak filluan të marrin edhe kaheje emocionale, kështu që tani palët janë detyruar që të negociojnë pasi që pala bullgare vendosi veton për fillimin e bisedimeve të RMV-së me Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin Klan Debat me gazetarin Seladin Xhezairi.

“Këtu pati një problem që duhej më seriozisht, t’i bëhet një qasje më e mirë ndaj këtij problemi, dhe mendoj që Bujar Osmani ka bërë një punë të mirë, ka dhënë një angazhim serioz për zgjidhjen e problemit dhe jo për t’i shtuar problemet dhe shpresoj që me fillim vitin që na pret, muajt e parë të vitit 2021 të mbyllet çështja me Bullgarinë, të ketë epilog mes palëve”, është shprehur Ahmeti.

Marketing

Marketing