Ali Ahmeti në ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot do të marrë pjesë në ndarjen e parë të çmimit shtetëror “22 Nëntori” në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror do ta ndajë çmimin “22 Nëntori” për vitin 2019 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në vendin tonë.

Marketing

Fitues të çmimit “22 Nëntori” për vitin 2019 janë David Hosaflok, studiues, historian dhe humanist dhe Kimete dhe Adnan Agai, arsimtarë.

Ligji për ndarjen e çmimeve shtetërore u ndryshua kohë më parë dhe ky çmim paraqet çmimin e parë që ndahet për hir të festës kombëtare 22 Nëntori, Dita e Kongresit të Manastirit ku u njësua alfabeti shqip në vitin 1908. .

Marketing