Ali Ahmeti: Në politik nuk ka vend për dëshpërim

“Anëtarësimi në BE është proces, NATO është domosdoshmëri”, kështu deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti në emisioni “Argument” në RTVM duke folur pas mos marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Marketing

“BE është proces, NATO është domosdoshmëri sepse ky vend është në udhëkryq. Ne duheshe të sigurohemi që ky udhëkryq të mos jetë arsye për përplasje. Evitimi i rrezikut nga përplasja bëheshe përmes anëtarësimit në NATO. Besoj ju kujtohen deklaratat kërcënuese nga Kremlini për anëtarësimin në NATO. Ne e kemi parë si domosdoshmëri anëtarësimin në NATO dhe evitimin e rrezikut “, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se pas kësaj ne nuk duhet të dëshpërohemi por të vazhdojmë edhe më fuqishëm me reformat në të gjitha sferat.

“Me rendësi është që ne të vazhdojmë me guxim me reformat. Ne nuk duhet të dëshpërohemi, duhet të vazhdojmë me reformat në gjyqësi, sundimin e ligjit dhe vetingu në shumë segmente, ekzekutiv, kryetar komunash etj…”, tha mes tjerash Ahmeti.

Marketing