Ali Ahmeti nga Ohri: Konsensusin e zgjedhjeve lokale, e vazhduam edhe në zgjedhjet presidenciale

Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e aktivitete për zgjedhjet presidenciale, pas qytetit të Manastirit dhe Prespës ka qëndruar në qytetin e Ohrit, ku anëtarët e SHQZ të cilët mbajtën fjalim njëzëri potencuan se vota për presidentin konsensual është votë për të ardhmen e vendit, votë për të dërguar përpara proceset dhe njëherit për ti përmbyllur me sukses, siç është anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në BE.

Marketing

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para qytetarëve të Ohrit tha se në zgjedhjet e fundit lokale për herë të parë u bashkuan dhe u përkrahën kandidatët e të dyja partive.

“Bashkimi Demokratik për Integrim në qytetin e Shkupit, Kumanovë dhe Ohër dha mbështetje për kandidatët e partnerit qeveritar ndërkaq ne mbështetje morëm në qytetet ku garonin kandidatët tonë siç ishte në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Çair. Njëherit organizuam bashkërisht referendumin një moment i rëndësishëm sepse vendosej se a do ecej para apo do të kthehemi pas. Pavarësisht interpretimeve se gjoja nuk do të ishte i suksesshëm ky referendum, pse pala tjetër atëherë nuk doli ta provoj vetën andaj dhe nuk mund të quhet i pasuksesshëm ky referendum kur votuan mbi 650.000 mijë votues,” u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ahmeti tha se para edhe para 5 viteve është dashur që të arrihet një gjuhë e përbashkët për një kandidat konsensual për përfaqësues shteti.

“Ma mirë vonë se sa asnjëherë, pasi ja më në fund u arrit me debate me konsulta dhe me këtë ne po instalojmë vlera me kandidat të përbashkët me z. Stevo Pendarovski, si kryetar dhe përfaqësues i të gjithë neve. Me 21 prill nuk votohet vetëm për z.Stevo Pendarovski, votohet për ardhmërinë Evropiane të vendit, votohet për anëtarësim të plot të vendit tonë në NATO, për shkak se pala tjetër heziton, nguron dhe nuk ka gatishmëri që të përmbush detyrimit që dalin nga kërkesat dhe marrëveshjet përgjegjësi ndërkombëtare, gjithmonë ikin dhe nuk japin përgjigje të plotë, se a do të respektojnë Marrëveshjen e Prespës që do të thotë se mos respektosh këtë marrëveshje do të thot kthim pas dhe çdo tërheqje nga kjo marrëveshje është vetëvrasje për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut,”u shprehë kryetari i BDI-së.

Njëherit kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve të Ohrit që të votojnë për kandidatin për kryetar Komune, Konstantin Georgievski .

“Kjo përkrahje do tu ju kthehet për të mirë. Të gjithë qytetarët që jetoni në qytetin e Ohrit, me 21 prill votoni për Konstatoni sepse votoni për veten tuaj, për fëmijët tuaj, për ardhmërinë tuaj, pa dallim cilit komuniteti I takoni pasi tek e fundit të gjithë jeni qytetarët të Ohrit,” përfundoi Ahmeti.