Bashkimi Demokratik për Integrim pas qytetit të Ohrit aktivitetin në kuadër të fushatës për referendum e ka vazhduar në Qytetin e Strugës ku u bë thirrje që me datë 30 shtator të dilet në mënyrë masovike e të votohet PËR Maqedoninë në NATO.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti potencoi se vlerat e Marrëveshja e Prespës do të shihet kur të vjelën frytet e saja edhe ato janë, paqja, stabiliteti dhe siguria, ardhmëria.

“Andaj të gjithë duhet të vendosemi në rolin e misionarëve dhe të idealistëve të mëdhenj dhe të dalim e të propagandojmë, të kërkojmë përkrahje nga të gjithë ata që kanë ndonjë dilemë dhe hezitim se me 30 shtator të votohet për një të ardhme shumë më të sigurt por edhe 30 shtatori është i papërsëritshëm.  Alternativ B nuk ka. Nëse dikush kërkon alternativ në Lindje, e ka të pamundur pasi do të has në barrikada të forta nga shumica dërmuese e qytetarëve të Maqedonisë. Ne jemi të përcaktuar, mos flasim si shqiptarë pasi bashkë kemi punuar nën moton e Rilindjes Kombëtare ‘Dielli për shqiptarët lind në perëndim’. Kjo është moto për shqiptarët por le të shërbej për të gjithë qytetarët pasi në perëndim lind ardhmëria.  Me 30 shtator vendoset për të ardhmen e gjeneratave që vijnë pas nesh,” theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Fjalë rasti para qytetarëve pati edhe shefi shtabit në nivel qendror të BDI-së, Atilla Rexhepi, si dhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Aktivitet për informim të qytetarëve në lidhje me referendumin që do të mbahet me 30 shtator do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme  ku shtabi për referendum i BDI-së do të qëndroj në qytetin e Kërçovës.