Ali Ahmeti nga Tearca: Anëtarësimi në NATO, sjell paqen dhe stabilitetin në rajon

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar në komunën e Tearcës, ku para banorëve të fshatrave që përbëjnë këtë komunë u është bërë thirrje që në mënyrë sa më masovike me 30 shtator për referendum të përcaktohen për opsionin e ardhmërisë, për opsionin që shpien në anëtarësim në NATO.

Marketing

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi para të pranishmëve se Marrëveshjen e Prespës u hapën dyert për në NATO dhe BE, dhe me këtë marrëveshje ka fituara paqja.

“Me anëtarësimin në NATO, fitorja është te siguria, stabiliteti, duke mos i patur këto të dyja nuk ke zhvillim ekomomik dhe çdo investitor vendas apo i huaj kërkon në radhë të parë a ka siguri a ka stabilitet. Ne bëhemi më të rëndësishëm duke qenë pranë këtyre strukturave, pranë strukturës më të madhe politiko-ushtarake NATO bëhemi më të rëndësishëm më të dobishëm për ekonominë e vendit duke qenë pjesë edhe e Bashkimit Evropian. Pas 15 muajsh do të jemi anëtar, gjegjësisht shteti i 30 në NATO. Kështu sigurojmë ardhmërinë tonë, një ekonomi shumë të përparuara, me standarde shumë më të mira dhe njëherit parandalojmë migrimin e të rinjve dhe kjo bëhet duke krijuar standarde këtu në vendin tonë. Të dalim të votojmë dhe ti bindim dhe ata që janë skeptik dhe të pa vendosur që të dalin me 30 shtator dhe të votojnë PËR Maqedoninë në NATO,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në komunën e Tearcës, fjalë rasti pati kryetari i komunës nga radhët e BDI-së, Isen Asani, ish-kryetari i komunës së Cairit, Izet Mexhiti, dhe kryetari i degës së BDI-së në Komunën e Tearcës, Shaban Memeti.

Marketing