Ali Ahmeti: Nuk ka kthim pas, Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës vijat tona të kuqe 

Marrëveshja e Ohrit dhe Marrëveshja e Prespës medoemos duhet respektuar dhe nga ajo që është vendosur në to, nuk ka kthim pas dhe nuk mund të bëhet asnjë kompromis, sot, nesër dhe asnjëherë. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti gjatë hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, në konventën promovuese në Prespë.

Marketing

“Kemi përmbyllur pjesën legjislative të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, që janë dy simbolika të dy liqeneve që këto marrëveshje do t’i mbajnë të freskëta dhe do t’i freskojnë me valët e tyre dhe për ne janë vija të kuqe dhe nuk ka kompromis dhe nuk ka kthim pas. Këto marrëveshje duhet respektuar pasi këto marrëveshje prodhojnë paqe, stabilitet, siguri për vendin dhe rajonin si dhe hapin perspektivë për gjeneratat e reja dhe për të gjithë qytetarët”, u shpreh Ahmeti.

https://www.facebook.com/watch/?v=270229407621961&t=0

Marketing