Ali Ahmeti: Opozita nuk e paska dëgjuar Merkelin

Gjatë intervistës së sontme në Klan TV, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në intervistën e drejtpërdrejt në televizionin Klan të Maqedonisë është pyetur edhe rreth qëndrimeve të opozitës të cilat fajësojnë BDI-në për mos marrjen e datës për hapje të negociatave me BE.

Marketing

“Qëndrimi zyrtar i Brukselit dhe i vendeve anëtare ishte që Maqedonia e veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe meritoi fillimin e negociatave. Nuk është e vërtetë që Shqipëria pengoi datën për Shkupin. Ne jemi dëm kolateral për çështjet e brendshme të Bashkimit Evropian për arsye të divergjencave të brendshme dhe doktrinës së re të prezantuar nga Franca.” tha Ahmeti.

Lideri i BDI vijoi duke thënë që Franca ka kontribuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe bëhet fjalë për strategji të re se si Franca ka paraqitur doktrinë të re për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Zonja Merkel, sot bashkë me Kryeministrin Rama, ka bërë deklaratë rreth hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në muajin mars. Me gjasë, opozita nuk e pasa dëgjuar atë.” tha Ahmeti.

Ahmeti shpjegoi edhe se si Zaevi e personalizoi shumë çështjen e mos marrjes së datës dhe dha dorëheqje në Bruksel.

“Jemi ulur dhe kemi biseduar në mënyrën më të sinqertë dhe e pyeta më trego çfarë gabimi kemi bërë dhe pse të japësh dorëheqje. Evropa kërkoi t’i përmbushim kushte dhe ne i bëmë, ne nuk jemi fajtor, ne jemi dem kolateral dhe ti pranon faj te pabërë. Nëse ti tërhiqesh, atëherë vihet në rishqyrtim pozicioni i BDI për të qenë në këtë partneritet sepse marrëveshjen e kemi bë me ty. Ka qenë situatë e rënduar dhe Zaevi ishte shpirtërisht i lënduar.” theksoi Ahmeti.

TV KLAN MAQEDONI DEBAT

TV KLAN MAQEDONIDEBAT

Publiée par Ali Ahmeti sur Lundi 27 janvier 2020

Marketing