Ali Ahmeti: Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, urime muajin e shenjtë

Të nderuar vëllezër dhe motra, të nderuar besimtarë

Marketing

Kam nderin e veçantë t’ju uroj përzemërsisht me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi në gjirin tuaj familjar.

Ky muaj i përkushtimit dhe besimit po na gjen në vështirësi, por besimtari i denjë dhe i devotshëm e di që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi.

Të shtojmë lutjet, të risim veprat bamirëse, të shtrijmë dorën njëri tjetrit, të bëhemi të dobishëm për vetën, për familjen, për shoqërinë dhe për Perëndinë.

Në vigjilje të fillimit të muajit të shenjtë, sot dhe nesër, po vizitojmë mbi 2.000 familje për t’ju thënë se nuk jeni vetëm dhe ftoj gjithë secilin prej nesh të bëj çmos që t’i dalim në ndihmë njëri tjetrit, me nijet të mirë, me lutje të sinqertë, me veprim të drejtë.

Ju uroj shumë shëndet, përkushtim ndaj familjes dhe Zotit, qetësi shpirtërore dhe besim të pashtershëm.

I juaji,
Ali Ahmeti

Marketing