Ali Ahmeti për herë të dytë po e trazon pjesën maqedonase

Koment: TetovaSot

Marketing

Një jetë në veprimtari kombëtare , në ilegalitet me gjithë ata që përgatiteshin për konfliktet që do vinin dhe ishin të pashmangshme sepse shqiptarët nuk mund më të duronin robërinë dhe poshtërimin, Ali Ahmeti u shfaq me uniformën e një ushtrie që do ti bënte maqedonasit të kapitulonin. Ata ishin të paprekshëm. Kur të donin shkonin me forca speciale në zonat shqiptare, bënin kërdinë,vrisnin, burgosnin, dhe ngrinin në qiell gishtat e fitores mbi një popull të pambrojtur që s’kishte asgjë. As liri, as dinjitet, as shkollim, as të drejta dhe ishte i nënshtruar.
Atë uniformë të Komandantit të përgjithshëm të forcave shqiptare kishte mundur ta veshte cdokush në 2001-shin por cështja ishte te guximi. Atë guxim që iu ishte fashitur atyre që atë kohë ia mbathën.
Ali Ahmeti u shfaq atë kohë dhe shqiptarëve ua hoqi gjënë e vetme- frikën nga uniforma policore maqedonase. Shqiptarët atë kohë nuk kishin më rrugë të tjera përvec të vishnin uniformat dhe të kërkonin lirinë.

Prej asaj kohe shqiptarët kanë ruajtur me xhelozi imazhin e tij prej atdhetari sepse një pjesë të lirisë që kemi , është për guximin dhe sakrificën e këtij njeriu bashkë me ushtarët e devotshëm të tij. Ali Ahmeti erdhi heshturazi, por bëri që zhurmën ta ndjejë një shtet i tërrë që s’mund më të luante me fatet shqiptare dhe liritë e tyre që ua kishte shkelur.

Imazhi prej Gjenerali dhe më pas prej politikani ndaj këtij njeriu ka qenë i ngulitur që në 2001-shin. Atë kohë kur një sistemi të egër dikush duhej ti dilte që ta ndalte atë.Rruga politike natyrisht se do të ishte shumë më e vështirë dhe natyrisht se kanë mbetur edhe gjëra tjera për tu përmbushur.
Kur Ali Ahmeti u shfaq në 2001-shin pas gjithë asaj kohe ilegaliteti dhe aktiviteti të madh ,patën mundësi shumë të tjerë ta bënin. Patën mundësi të ishin Komandantë apo gjeneralë, por s’ua mbajti dhe rëndom nuk volën më frytet e fitoreve që do pasonin. Atë kohë kur shumë njerëz që sot merren me politikë s’ishin heronj, por sot janë bërë jo vetëm të guximshëm por edhe “super patriotë” edhe kjo për meritë te Ali Ahmetit. Sot njerëzit flasin lirshëm, revoltohen, shprehin mendimin e lirë, shpesh me etiketime të rënda por edhe kjo është për meritë të këtij njeriu që e solli kohën e lirisë së shprehjes pa frikë.Më parë s’guxonin ta bënin këtë sepse ishin mposhtur nga frika e mendimit të lirë.

Tronditja e parë pra maqedonasve u erdhi në 2001-shin nga Ali Ahmeti dhe ushtarët e detotshëm të lirisë me të cilët marshonin drejt fitores së madhe shqiptare.
Pastaj erdhi koha që ky njeri fjalëpak të heq uniformën dhe të veshte petkun politik , një “uniformë”tjetër më e vështirë nga cfarë mund të imagjinohet.

Shqiptarët filluan pas asaj kohe të frymonin ndryshe .Politika maqedonase ishte akoma e centralizuar dhe nuk ishte e lehtë të shkulësh urrejtjen e tyre. E para për njeriun që ua trazoi shtetin përmes konfliktit dhe e dyta ishte lufta institucionale që ai duhet të bënte ndër vite për barabarëzinë e shqiptarëve.

Mes kohërash politike, së fundmi për maqedonasit erdhi një tronditje e re e po atyre përmasaave kur u shfaq Ali Ahmeti dhe që për cudi është po i njëjti protagonist që edhe në politikë po e trazon palën tjetër- “ME KRYEMINISTRIN SHQIPTAR”.

Ali Ahmeti për herë të dytë po i trazon maqedonasit .Këtë herë duke kërkuar kreun e ekzekutivit atë post për të cilin maqedonasit bëjnë luftë të pakompromis që ta kenë sepse me të e kanë edhe vetë kontrollin e shtetit.Ja përse maqedonasit janë kaq të frikësuar por kësaj rradhe nga Ali Ahmeti i politikës.

Marketing